Portieri shqiptar e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi

- Bota Sot

Portieri shqiptar e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi

AEK i Athinës u trondit dje nga OFI Kreta në Greqi.

Këto të fundit fituan 0:1 duke i eliminuar në çerekfinalen e Kupës.

Në Greqi raportohet se pronari i AEK-ut ka vendosur për gjobën marramendëse 400 mijë euro, pas eliminimit surprizë.

Kjo gjobë nuk do të aplikohet, nëse AEK fiton tri ndeshjet e radhës me Panathinaikos, Asteras dhe Olimpiakos.

Mision që duket mjaft i vështirë, për shkak të emrave.

Në rast se fitoret nuk vijnë, një pjesë e gjobës do shkojë për amatorët e AEK dhe pjesa tjetër për bamirësi.

Strakosha e pëson kështu pa pasur faj mund të thuhet.

Kjo pasi ishte lënë pushim nga trajneri i AEK, kështu e pa ndeshjen me OFI Kretën nga stoli. Marios Iliopoulos njihet për premiot në rast fitoresh të rëndësishme, por po ashtu nga ana e tij nuk mungojnë as gjobat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot