KF Llapi bie dakord me klubin rus, liron futbollistin

- Bota Sot

KF Llapi bie dakord me klubin rus, liron futbollistin

KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se ka arritur marrëveshje me klubin FC Fakel Voronezh për transferimin e sulmuesit Axel Gnapi.

“Pas interesimit të vazhdueshëm të klubit rus, KF Llapi ka rënë dakord për kushtet e ofruara dhe ka vendosur ta lirojë futbollistin.

Axel Gnapi iu bashkua KF Llapit në korrik të vitit të kaluar nga FC Prishtina.

Ndërsa gjatë qëndrimit të tij te klubi ynë u paraqit në 15 ndeshje kampionale, ku realizoi 7 gola dhe regjistroi 4 asistime, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën.

KF Llapi e vlerëson maksimalisht angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Gnapi gjatë këtyre muajve dhe i uron atij shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, njofton KF Llapi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot