Partizani i Oltijon Kërnajës në "krizë"

- Bota Sot

Partizani i Oltijon Kërnajës në "krizë"

Partizani u mposht nga Vora me shifrat 1-0 dhe për të kuqtë humbja e djeshme ishte e 3-ta radhazi në kampionat.

Rezultate këto që i kanë futur kryeqytetasit sërish në “vallen” e mbijetesës.

Aktualisht kanë vetëm 5 pikë më shumë se Bylisi i vendit të 8-të në klasifikim, ndërsa nga “Final – Four” kanë plot 10 pikë diferencë.

Këtë rezultate dhe sidomos humbja në Vorë kanë "futur" ekipin e Oltijon Kërnajës në "krizë".

Kështu 37-vjeçari duhet të rikthejë sa më shpejt ekipin në "shinat" e duhura, pasi tashmë kampionati është në fazën më delikate të tij, ku çdo pikë vlen shumëfish. 

Vlen të theksohet se Kërnaja mori drejtimin e Partizanit pas largimit të Mladen Milinkovic, në javën e 7-të të fazës së parë të kampionatit dhe deri më tani ka arritur të grumbullojë 5 fitore, 4 humbje dhe kaq barazime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot