Skënderbeu “grabit” në Superiore

- Bota Sot

Skënderbeu “grabit” në Superiore

Skënderbeu ka përforcuar repartin e avancuar me një futbollist të Superiores.

Saktësisht korçarët kanë transferuar Antonio Delaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Elbasani, me klubin që ka njoftuar për huazimin e sulmuesit deri në fund të këtij sezoni.

Një përforcim shumë i rëndësishëm për Ernest Gjokën, i cili për pjesën e mbetur të sezonit do të mbështet edhe te shërbimet e 22-vjeçarit.

“Antonio Delaj i bashkohet ekipit të KF Skënderbeut në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual. Suksese Antonio”, ka shkruar klubi verdheblu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot