Takimet vendimtare rikthehen këtë fundjavë

- Bota Sot

Takimet vendimtare rikthehen këtë fundjavë

Java e 20-të e Superiores rezervon dy përballje brenda zonës Final Four. Egnatia mat forcat me Elbasanin, ndërsa Dinamo me Vllazninë.

PSG tenton goditjen e bujshme, synon mesfushorin argjentinas nga Chelsea

Gjithçka do të nisë të dielën e 18 janarit. Dy sfida nisin në orën 17:00, pikërisht Flamurtari-Bylis dhe Egnatia-Elbasani.

Më pas të hënën, në tre orare të ndryshme, do të luhen takimet e mbetura.

Vora sfidon Tiranën në shtëpi, me sfidën që nis në orën 13:30. Partizani dhe Teuta do të përballen prej orës 17:00.

Java mbyllet me ndeshjen Dinamo-Vllaznia. Ky takim do të luhet tek “Air Albania”.

JAVA XX E SUPERIORES

Flamurtari – Bylis, ora 17:00

Egnatia – Elbasani, ora 17:00

Vora – Tirana, ora 13:30

Partizani – Teuta, ora 17:00

Dinamo – Vllaznia, ora 19:30



Lexoni të gjitha në Bota Sot