Shqiptarët braktisin fushën në sfidën me ekipin nga Polonia! Kjo ndodhi në tokën kroate

- Bota Sot

Shqiptarët braktisin fushën në sfidën me ekipin nga Polonia! Kjo ndodhi në tokën kroate

Një rast i pazakontë ka ndodhur në ndeshjes e sotme miqësore mes Arsimit dhe Odra Opole nga Polonia.

Ekipi polak ishte në epërsi me rezultat 3:0 ndaj Arsimit nga Çegrani.

Kjo ndodhi në tokën kroate përkatësisht në Medulin.

Skuadra shqiptare e braktisi fushën, sipas tyre, shkak loja e ashpër e ekipit nga Polonia.

“Përfundon faza fillestare përgatitore 10 ditore në Kroaci, ku ekipi pat mjaftueshëm kohë, hapësirë dhe ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të fortë për tu përgatitur sa më suksesshëm për vazhdimin e gjysëmsezonit të dytë. 

Ekipi pati mundësi të zhvillojë ndeshje me kundërshtarë të fortë dhe dhuroi performancë pozitive ndërsa stafi do të detekton lëshimet.

Ndeshja e sotshme nuk e priti fundin, ngase në avantazhin 2:0 të klubit tonë, kundërshtarët ishin më agresivë se sa është normalja në ndeshje miqësore, andaj, vlerësuam se mbi të gjitha shëndeti dhe mos lëndimi i lojtarëve janë më të rëndësishme se gjithçka, andaj, pa mos dashur ti rrezikojmë nuk pranuam të vazhdojmë ndeshjen.

Përndryshe verdh e zinjtë nesër të kthehen në Maqedoni, ndërsa ditët e ardhshme do të prezantohen përforcimet e reja dhe shpalosen ndeshjen e ardhshme që na presin!”, thuhet në njoftimin e KF Arsimit.

Skuadra shqiptare ka ambicie që të jetë sa më lartë në renditjen e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot