Barcelona planifikon nënshkrimin e një sulmuesi të nivelit të lartë

- Bota Sot

Barcelona planifikon nënshkrimin e një sulmuesi të nivelit të lartë

Drejtoria sportive e Barcelona-s po përgatit strategjinë për sulmuesit që do të jenë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm.

Edhe pse nuk ka vendime përfundimtare, tashmë ka një plan për prioritetet në merkato, duke marrë në konsideratë rregullin e ‘fair play-t financiar’ dhe kriterin 1:1, të cilin klubi shpreson ta respektojë gjatë merkatos së verës.

Marcus Rashford është sulmuesi kryesor në planet e klubit.

Performanca e tij deri tani ka bindur drejtuesit, dhe pritet të aktivizohet opsioni i blerjes prej 30 milionë eurosh. Ferran Torres, me kontratë deri më 2027, mund të rinovojë, pasi ka treguar vazhdimisht nivel të lartë dhe ka shënuar së fundmi në Santander.

Nga ana tjetër, e ardhmja e Robert Lewandowski-t mbetet e pasigurt.

Sulmuesi polak do të mbushë 38 vjeç në gusht, kontrata e tij është e lartë dhe dëmtimet po ndikojnë në performancën e tij.

Opsionet për ta mbajtur janë minimale, ndaj prioritet i Barcelonës është të nënshkruajë një top-sulmues, para se të mendohet për përforcime në qendërmbrojtje ose në krahun e mbrojtjes.

Objektivat kryesorë për sulmuesin e ri përfshijnë Julián Álvarez (rreth 100 milionë euro), Harry Kane (klauzolë 65 milionë euro plus 25 milionë euro pagë), dhe nëse nuk realizohet rregulli 1:1, opsione më të lira si Vlahovic dhe Guirassy.

Vendimet finale për sulmuesin e ri pritet të merren pas disa muajsh, ndërsa Barcelona synon të sigurojë përforcime që të mbajnë ekipin konkurrues në të gjitha frontet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot