Trajneri i ri i beson Berat Gjimshitit

- Bota Sot

Trajneri i ri i beson Berat Gjimshitit

Berat Gjimshiti mbetet një pikë kyçe e Atalantës.

Edhe pas largimit të Gasperinit, mbrojtësi shqiptar vazhdon të ketë të njëjtën peshë edhe nën drejtimin e Paladinos.

Sipas mediave italiane, ky i fundit do t’i dorëzojë Gjimshitit çelësat e mbrojtjes.

Hieni mungon në formacion në ndeshjet e mëdha dhe Atalanta e ka nxjerrë në shitje.

Në këto kushte Paladino ka vendosur që t’i japë Berat Gjimshitit pozicionin e qendrës së mbrojtjes.

Pra, kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk do të jetë më qendër e djathtë apo e majtë, por do të jetë mbrojtësi qendror i prapavijës me tre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot