Vetëm 11 minuta në 14 ndeshje te Lazio

- Bota Sot

Vetëm 11 minuta në 14 ndeshje te Lazio

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj është gati të largohet nga Lazio që në merkaton e janarit.

Mungesa e minutazhit është arsyeja kryesore që 31-vjeçari shqiptar po kërkon me ngul largimin.

Gazetari italian Nicolo Schira e bën fakt të kryer që “rekordmeni” i Shqipërisë për numër prezencash ka marrë vendimin final, kërkimin e një tjetër destinacioni, pavarësisht se kontrata i skadon të lacialët në verë.

Në 14 ndeshjet e fundit nën urdhërat e trajnerit Maurizio Sarri, Hysaj numëron vetëm 14 minuta, thuajse e papërfillshme si hapësirë kohore në fushë.

Nuk ka një destinacion konkret për mbrojtësin e djathtë, ndërsa deri tani ka “djerësitur” fanelat e Empolit, Napolit dhe Lazio-s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot