Gjesti i veçantë në Kopenhagë para duelit të Championsit

- Bota Sot

Gjesti i veçantë në Kopenhagë para duelit të Championsit

Napoli luan këtë mesjavë në Kopenhagë një sfidë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve që mund të përcaktojë ecurinë e ekipit të drejtuar nga Antonio Konte në këtë turne.

Por atmosfera me të cilën do të përballen napolitanët në Danimarkë, përballë Konpenhagës vendase, do të jetë me veçantë.

Klub danez ka bërë një nismë të veçantë për ditën e ndeshjes, për të treguar mikpritjen ndaj të gjithëve. Gjatë gjithë ditës së ndeshjes, në disa lokale të qytetit, tifozët e Napolit mund të pinë një kafe falas.

Mjafton që ta të shfaqen me shallin e Napolit apo me një fanellë të klubit italian dhe për ta, kafeja do të jetë falas pasi është paguar nga tifozët vendas.

Klubi i Kopenhagës është munduar kësisoj të kopjojë një traditë të vjetër që i përket qytetit të Napolit, e cila quhet “caffè sospeso”.

Shpesh në këtë qytet, kush shkon në lokal blen një kafe më shumë, për personin që do të vijë më pas, duke ia ofruar si shenjë miqësie e mikpritje. Bëhet e ditur se që tani janë parapaguar 500 kafe në disa lokale të Kopenhagës ku tifozët e Napolit mund t’i pijnë falas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot