Media sllovene paralajmëron Kosovën, përmend edhe Vedat Muriqin! Ja arsyeja

- Bota Sot

Media sllovene paralajmëron Kosovën, përmend edhe Vedat Muriqin! Ja arsyeja

Shorti i hedhur në Nyon ka vendosur që lideri i Kampionit të Sllovenisë, NK Celje, të përballet me kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit, në play-off të Conference League për kualifikim në fazën e 1/8 së finales.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë më 19 shkurt, ndërsa takimi i kthimit një javë më vonë në Celje.
Media sllovene “Siol.net” ka pyetur nëse trajneri i Celjes, Alberto Riera, do të jetë më i suksesshëm se ish – përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjazh Kek.

Media sllovene ka shkruar mes të tjera: “Skuadra e drejtuar nga Alberto Riera synon të ruajë pozitën e parë në kampionatin slloven dhe të fitojë titullin kampion, çka do t’i siguronte pjesëmarrje në kualifikimet e Champions League gjatë verës.

Njëkohësisht, Celje dëshiron të lërë përshtypjen më të mirë të mundshme edhe në Conference League, garë ku shkëlqeu edhe sezonin e kaluar. Nën drejtimin e trajnerit spanjoll,

Celje arriti deri në çerekfinale, ku u eliminua vetëm nga Fiorentina. Këtë sezon, pas një faze dramatike të grupeve, e përfundoi në pozitën e 13-të me 10 pikë.

Para shortit në Zvicër, dilema ishte nëse Celje do të përballej me kampionin e Armenisë, Noah, apo me kampionin e Kosovës, Drita. Shorti vendosi që rruga e Celjes të çojë drejt Kosovës.

Përballja ka edhe një prapavijë interesante, pasi Kosova i shkaktoi shumë telashe kombëtares së Sllovenisë në kualifikimet për Botërorin 2026.

Pas barazimit pa gola në Prishtinë, ku ish përzgjedhësi Matjazh Kek e cilësoi atë si ndeshjen më të mirë të ekipit të tij në ciklin kualifikues, Kosova triumfoi 2:0 në Lubjanë, në një stadium ku tribunat dominoheshin nga tifozët tifozët e Kosovës dhe i eliminoi.

Tani shtrohet pyetja: a do të arrijë Riera të “hakmerret” përmes Celjes, duke eliminuar kampionin e Kosovës nga Evropa?”.

“Në kuadër të përgatitjeve, Celje do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 22 janar në Ishujt Kanarie kundër Mallorca-s, skuadër ku aktivizohet sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi.

Drita? Vlera totale e skuadrës, sipas Transfermarkt, kap shifrën mbi 7 milionë euro, ndërsa lojtari më i vlefshëm është sulmuesi Arb Manaj (800 mijë euro).

Në fazën e grupeve të Conference League, Drita u mposht në transfertë nga Rayo Vallecano (0:3) dhe në shtëpi nga AZ Alkmaar (0:3). Megjithatë, arriti fitore të rëndësishme ndaj Shkëndijës (1:0) dhe Shelbourne (1:0) në udhëtim, skuadër që i shkaktoi shumë telashe edhe Celjes në sezonin e kaluar (0:0).

Fituesi i përballjes mes Celjes dhe Dritës në fazën e 1/8 së finales do të përballet me njërën nga këto dy skuadra: Sparta Praga ose AEK Athina, kjo e fundit e njohur mirë për Celjen, pasi sezonin e kaluar u mposht 3:1 në Slloveni”, shkruan media sllovene.



Lexoni të gjitha në Bota Sot