Trabzonspori merr vendimin për Muçin, publikohen edhe udhëzimet e trajnerit: Jepjani atij topin!

- Bota Sot

Trabzonspori merr vendimin për Muçin, publikohen edhe udhëzimet e trajnerit: Jepjani atij topin!

Ernest Muçi është kthyer brenda pak kohësh në lojtarin qendror të Trabzonsporit dhe klubi turk po bën maksimumin për të përfituar nga forma që po kalon sulmuesi shqiptar, i cili po shënon e jep asiste rregullisht.

Dy golat e tij në Kupë e kanë bërë edhe më shumë protagonist sulmuesin shqiptar dhe sipas mediave turke, i kanë vendosur vulën transferimit përfundimtar te Trabzonspor. Sipas “TGRT Haber”, klubi ka vendosur që të paguajë klauzolën e transferimit të Muçit në fund të sezonit ndonëse shpreson ende që të ketë një “ulje” nga Beshiktashi në shifrën prej 8 milionë eurosh.

Vendimi ka ardhur falë besimit të verbër që ka trajneri Fatih Teke te aftësitë e Muçit. Në videot e publikuara në rrjetet sociale nga klubi i Trabzonsporit, dëgjohen disa udhëzime në pushim të ndeshjes nga trajneri, i cili u tregonte qartësisht lojtarëve të kërkonin sulmuesin shqiptar.

“Luani lirshmërisht, jeni të lirë në fushë. Duhet t’i japim topin Muçit”, ishte udhëzimi i tij i vazhdueshëm ndaj lojtarëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot