5 milionë euro për lojtarin shqiptar

- Bota Sot

5 milionë euro për lojtarin shqiptar

Mario Mitaj në ndeshjet e fundit nuk po preferohet më nga ish-trajneri i Milan. Sergio Conceicao nuk e preferoi as në sfidën e ditës së djeshme, që Al Ittihad humbi 1-0 ndaj Al Ettifaq.  

Për shqiptarin bëhet e 5-ta ndeshje radhazi që nuk preferohet dhe që e njek nga tribuna.

Por pavarësisht kësaj, siç dihet ofertat për Mitajn nuk mungojnë.

Së fundmi është bërë e ditur se një klub nga Europa kërkon shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Emri i skuadrës nuk bëhet i ditur, por mësohet se drejtuesit e një skuadre nga Europa kanë ofruar 5 milionë euro për shërbimet e liderit kuqezi. Ende për të ardhmen e tij nga skuadra arabe nuk ka një njoftim, teksa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot