Juventus rrezikon të mos ketë në dispozicion kryesor

- Bota Sot

Juventus rrezikon të mos ketë në dispozicion kryesor

Juventus rrezikon të mos ketë në dispozicion Kenan Yildiz për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Cagliarit.

Sipas gazzetta.it, sulmuesi turk ka munguar në seancën e fundit stërvitore në Continassa, duke ngritur dyshime mbi praninë e tij në transfertën në Sardenjë, dhe raportohet se “e ka kapur gripi”.

Bëhet fjalë për simptoma të lehta influenze, pa alarm në ambientin bardhezi, por që mund të mos i lejojnë Yildizit të rikuperojë plotësisht në kohë.

Për këtë arsye, stafi teknik do ta vlerësojë gjendjen e tij deri në minutat e fundit përpara nisjes së skuadrës drejt Cagliarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot