Real Madridi shijon fitoren e parë me trajnerin e ri

- Bota Sot

Real Madridi shijon fitoren e parë me trajnerin e ri

Arbeloa si trajneri i ri shijoi fitoren e parë me Real Madridin.

Pas tronditjes në Kupën e Mbretit ku u eliminuan në të tetën e finales me rezultat 3:2 nga Albacete, Reali sot ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Levantes.

Futbollisti Kylian Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 58-të e Asencio realizoi me kokë në atë të 65-tën.

Reali është në vend të dytë me 48 pikë të grumbulluara.

Levante renditet në vend të 19-të me 14 pikë pas javës së 20-të në kampionatin spanjoll.



Lexoni të gjitha në Bota Sot