Vedat Muriqi çon në këmbë spanjollët, komentatori çartet

- Bota Sot

Vedat Muriqi çon në këmbë spanjollët, komentatori çartet

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon formën e jashtëzakonshme në Kampionatin e Spanjës, duke u shndërruar në figurë kyçe për Mallorca-n.

“Pirati” realizoi gol shumë herët, në minutën e 5-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Muriqi përfitoi brenda zonës së rreptësisë dhe nga rreth 12–13 metra, me një goditje të fortë e të saktë përtokë, e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për rezultatin 1:0.

Goli i tij shkaktoi entuziazëm të madh në stadium dhe veçanërisht në kabinën e komentimit, ku komentatori spanjoll shpërtheu duke thirrur vazhdimisht: “Muriqi, Muriqi, Muriqi!”

Megjithatë, gëzimi i Mallorcas zgjati pak, pasi vetëm tre minuta më vonë, Gomez barazoi rezultatin në 1:1.

Në këtë takim po paraqitet titullar edhe Marash Kumbulla, i cili në minutën e 18-të u ndëshkua me karton të verdhë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot