Futbollisti hungarez, Szoboszlai, është figura tragjike e Liverpoolit.
Szoboszlai dështoi nga penalltia në minutën e 32-të. Goditja e tij e fuqishme u ndal nga traversa.
Liverpooli ndahet baras (1:1) me Burnleyn, në takimin e javës së 22-të.
Për Liverpoolin shënoi Wirtz (42) dhe Edwards (65) për udhëtuesit.
Shqiptari Armando Broja u paraqit titullar për Burnleyn, duke befasuar mikpritësin. Broja u zëvendësua në minutën e 74-të.
Liverpooli e zë vendin e 4-të me 36 pikë e Bunrley të 19-tin me 14 sosh.