Skuadra e Tottenhamit nuk po kalon në rrugën e mirë të rezultateve.
Spursat si vendas pësuan humbje me rezultat 1:2 nga West Ham-i, në takimin e javës së 22-të të Premier League në futboll.
Futbollisti Summerville shënoi në minutën e 15-të për West Hamin.
Vendasit pas angazhimit të madh e barazuan rezultatin në minutën e 63-të.
Romero realizoi për 1:1.
Wilson në minutën e 90+3 shtang Tottenhamin, duke i siguruar fitoren West Hamit.
Tottenham e zë vendin e 14-të me 27 pikë e West Ham të 18-tin me 17 sosh.