Magani për Besën: Po të pasonte Melo mund të shënonim gol

- Bota Sot

Magani për Besën: Po të pasonte Melo mund të shënonim gol

Gugash Magani tha fjalën e tij pas barazimit pa gola, që Besa regjistroi në transfertën e Pogradecit.

Trajneri i kavajasve u shfaq i lumtur me lojën, edhe pse jo me rezultatin.

“U zgjidh mirë, u interpretua mirë dhe nga çunat që morën detyrat.

Si rezultat nuk më ka pëlqyer, por si lojë jam i kënaqur me skuadrën sepse tregoi në fushë personalitet dhe karakter.

Kaluam pak në aventurë. Melo është lojtar sulmues, lojtar që jep edhe pasin e fundit, godet dhe portën. Në pjesën e parë ka humbur një rast, që pretendohej për faull, që mund ta pasonte shumë mirë dhe të kishim kaluar në avantazh.

Pjesa e dytë ishte si rezultat i presionit të kundërshtarit.

Për asnjë moment nuk i kam kërkuar skuadrës të kthehet mbrapa. Edhe kur ishte fillim loje nga portieri, thoja të bëjmë presing lart dhe mendoj që në përqindjen më të mëdha të rasteve, skuadra i kreu si duhet porositë tona”, u shpreh Magani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot