Kristjan Asllani pa busull

- Bota Sot

Kristjan Asllani pa busull

Kristjan Asllani po refuzon propozimet që kanë mbërritur në adresë të tij për vazhdimin e karrierës. Ai ka refuzuar 5 oferta të ndryshme për vijimësinë.

Asllani do të largohet nga Torino pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, por mbetet për t’u parë cili do jetë klubi i ardhshëm. Interi synon t’i gjejë një destinacion, pasi ai nuk bën pjesë as në planet e zikaltërve në vijimin e edicionit.

Sipas “La Stampa”, ka qenë vendimi i Asllanit për të refuzuar çdo ofertë konkrete që ka ardhur deri tani, pasi nuk është bindur nga ajo që i kanë propozuar.

Kësisoj ai ka kthyer mbrapsht Zhironën nga La Liga, Paris FC nga Liga 1, si dhe Sasuolon, Parmën e së fundmi Kaljarin nga Seria A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot