Napoli pas një serie të rezultate të palakmueshme, megjithatë i kthehet fitoreve në Serie A.
Skuadra e Napolit para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 1:0 Sassuolon.
Portieri Arijanet Muriç ka treguar paraqitje të mirë në portën e Sassuolos. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin, në fitoren e madhe në luftë për titullin e kampionit.
Rrahmani u zëvendësua në minutën e 67-të pas një lëndimit.
Lobotka shënoi në minutën e 7-të.
Interi kryeson me 49 pikë, 6 më shumë se Milani (një ndeshje më pak) e Napoli.
Sassuolo renditet në vend të 12-të me 23 pikë pas javës së 21-të në Serie A.