Bashkimi fiton me një fund dramatik ndaj Penzës

- Gazeta e Prizrenit

Bashkimi fiton me një fund dramatik ndaj Penzës
 Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzës me rezultat 75:72 (17:14, 19:19, 17:20, 22:19), në një ndeshje shumë të fortë dhe me emocione deri në sekondat e fundit.
Ndeshja ishte e balancuar gjatë gjithë kohës, me Penzën që disa herë kaloi në epërsi falë lojës së mirë të C. Denise. Megjithatë, Bashkimi reagoi fuqishëm në çerekun e katërt, ku me gjuajtje të sakta nga distanca dhe mbrojtje të fortë arriti ta rikthejë avantazhin. Pikët vendimtare në minutën e fundit dhe menaxhimi i qetë i topit i siguruan fitoren vendasve.
 N. Bohanon ishte më e dalluara te Bashkimi me 27 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa A. Mead kontribuoi me 23 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime, njoftoi FBKF, percjell Gazeta e Prizrenit.
Paraqitje të mirë pati edhe S. Daci me 17 pikë dhe 15 kërcime.
Te Penza, më efikasja ishte C. Denise me 32 pikë, 7 asistime dhe 11/13 nga gjuajtjet e lira, ndërsa T. Rose shtoi 18 pikë dhe 8 kërcime, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit