Vedat Muriqi po çmend të gjithë, në top 5 golashënuesit më të mirë të Evropës

- Bota Sot

Vedat Muriqi po çmend të gjithë, në top 5 golashënuesit më të mirë të Evropës

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur një tjetër performancë mbresëlënëse në La Liga, duke shënuar het-trik për Mallorca-n në fitoren 3:0 ndaj Athletic Bilbaos.

Falë kësaj paraqitjeje, Muriqi ka arritur 14 gola këtë sezon, duke u renditur në top 5 golashënuesit më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane.

Muriqi tani është pas emrave si Harry Kane (20), Erling Haaland (20), Kylian Mbappé (19) dhe Igor Thiago (16).

Me 31 vjet, futbollisti nga Kosova vazhdon të tregojë formë të lartë dhe po bëhet një nga emrat kryesorë në La Liga këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot