Vedat Muriqi i afrohet Mbappes, lë pas Ferran Torresin e Barcelonës

- Bota Sot

Vedat Muriqi i afrohet Mbappes, lë pas Ferran Torresin e Barcelonës

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment historik në Kampionatin e Spanjës. 

Për herë të parë në karrierën e tij në La Liga, “Pirati” ka realizuar het-trik, duke qenë protagonisti i fitores së madhe të Mallorca-s me rezultat 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.

Me tre golat e shënuar në këtë sfidë, Muriqi jo vetëm që i siguroi tre pikë të arta skuadrës së tij, por edhe u përfshi në garën për ‘Këpucën e Artë’ në Spanjë.

Aktualisht, lista e golashënuesve udhëhiqet nga sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, me 19 gola, pesë më shumë se Muriqi.

Megjithatë, Muriqi tashmë ka lënë pas futbollistin e Barcelonës, Ferran Torres, i cili renditet në vendin e tretë me 11 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot