Fabregas nuk përmbahet pas humbjes ndaj Milanit

- Bota Sot

Fabregas nuk përmbahet pas humbjes ndaj Milanit

Humbja në mesjavë 1:3 ndaj Milanit ka lënë një shije të hidhur te Como, për vetë mënyrën si shkoi ndeshja.

Duke qenë se ka një projekt ambicioz dhe kërkon kualifikimin historik për në Kupat e Europës në fund të këtij sezoni, Como po punon për të bërë një goditje të madhe në sulm gjatë merkatos së janarit.

“Fichajes” zbulon se klubi i Serie A është vënë pas Alexander Sorloth, sulmuesit norvegjez të Atletico Madridit, i cili nuk është se po përjeton një sezon të mirë te “Colchoneros” dhe ka shënuar vetëm 7 gola deri tani.

Norvgjezi është i hapur për një aventurë të re dhe Como mund të jetë destinacioni ideal për të, pasi do të ketë mundëisnë të jetë titullar i padiskutueshëm dhe pse jo protagonist.

Javën në vijim pritet të ketë bisedime konkrete mes palëve për këtë lëvizje të mundshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot