Talenti i Bashkimi 1947 prezantohet te skuadra kroate

- Bota Sot

Talenti i Bashkimi 1947 prezantohet te skuadra kroate

Talenti i Bashkimi 1947 nga Kumanova, sulmuesi Agan Sulimani prezantohet te skuadra kroate, NK Radnik Krizhevci.

Talenti shqiptar nënshkroi kontratë profesionale duke bërë kështu një hap të madh në karrierë.

“NK Radnik Krizhevci ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit tonë Agan Sulimani, i cili do të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci.

I urojmë Aganit shumë suksese në hapin e radhës të karrierës së tij dhe shumë paraqitje të suksesshme me ekipin e ri.

Ky transferim është edhe një dëshmi tjetër se FC Bashkimi 1947 po punon seriozisht dhe me përkushtim për të ardhmen e futbollistëve kumanovarë, duke u hapur rrugë talenteve drejt kampionateve më të forta”, njofton KF Bashkimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot