Marc Guehi do të jetë përforcimi më i ri i Manchester Cityt.
Ata mposhtën konkurrencën e Liverpoolit, për ta blerë kapitenin e Crystal Palace pas krizës së tyre me lëndime.
Guehi, tashmë është nisur drejt Manchesterit ku do të kryej vizitat mjekësore.
Anglezi, deri më tani ishte pjesë e Crystal Palace ku bëri 188 paraqitje dhe arriti të fitonte “FA Cup” dhe “Community Shield”.