Aventura e Oliver Glasner te Crystal Palace po duket që do të përfundojë më shpejtë se sa duhet.
Humbja e fundit ndaj Sunderlandit, po ja vështirëson punët austriakut i cili rrezikon këtë pozitë pas formës së dobët që po kalon, ku edhe ishin eliminuar në “FA Cup” nga skuadra e ligës së gjashtë, Macclesfield.
Sipas “Sky Sports”, thuhet se komentet e tij zemëruan edhe kryetarin Steve Parish, i cili po e sheh si opsion largimin e tij të menjëhershëm.
Mbetet të shihet se si do të veprojnë “Shqiponjat”.