Talenti argjentinas, Claudio Echeverri ka ndërruar përsëri skuadër.
Argjentinasi, do të vazhdojë karrierën në La Liga te skuadra e Gironës, skuadër kjo e cila ka të njëjtët pronarë sikurse Manchester City.
Echeverri, do të jetë i huazuar te Girona deri në fund të këtij sezoni.
Ai ishte fillimisht i huazuar në Gjermani, te skuadra e Bayer Leverkusenit por që ndërpreu rrugëtimin e tij pas minutazhit të limituar.