Fiorentina megjithatë ka marrë pikë të plota në Bologna.
Pas krizës së thellë, Fiorentina po futet në rrugën e fitoreve në Serie A.
Në një ndeshje të luftuar deri në pikën e fundit, Fiorentina e mposhti me rezultat 2:1 Bologna-n, në takimin e javës së 21-të.
Dy golat e pjesës së parë ishin fatale për Bologna-n.
Mandragora (19) e Piccoli (45) realizuan për ekipin nga Firenca.
Në fund të takimit përkatësisht në minutën e 88-të Bologna ngushton humbjen.
Futbollisti Fabbian shënoi në minutën e 88-të.
Bologna është në vend të tetë me 30 pikë e Fiorentina në të 18-tin me 17 sosh.