Atletico Madridi mezi fiton

- Bota Sot

Atletico Madridi mezi fiton

Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Alaves-it.

Futbollisti Sorloth është autor i golit të fitores së Atletico Madridit. 

Skuadra nga Madridi me mund të madh ndali tre pikë, për faktin se mysafirët patën rast ideal për të barazuar në çastet e fundit. 

Sorloth shënoi në minutën e 48-të. 

Pas javës së 20-të në kampionatin spanjoll, Atletico është në vend të katërt me 41 pikë e Alaves në të 18-tin me 19 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot