Shkëndija në Turqi, Ronaldo Webster në Grenadë

- Bota Sot

Shkëndija në Turqi, Ronaldo Webster në Grenadë

Derisa Shkëndija prej dje është akomoduar në Antalya të Turqisë, aty ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve, një prej futbollistëve të saj më të mirë, Ronaldo Webster nuk ka udhëtuar fare me ekipin.

Webster ndodhet bashkë me ekipin e tij kombëtar, Xhamajkën, skuadër kjo që gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një miqësore kundër Grenadas.

Dhe deri këtu është gjithçka normale, mirëpo habit fakti se lidhur me mungesën e tij në fazën kryesore të përgatitjeve nuk ka asnjë lajmërim në faqen zyrtare të Shkëndijës!?

A është ky një paralajmërim se Ronaldo Webster do të jetë futbollisti i rradhës që do të largohet nga skuadra tetovare.

Për shërbimet e xhamajkanit interesim serioz ka shfaqur skuadra nga Premierliga ruse, FC Pari Nizhny Novgorod.

Në mungesë të ndonjë lajmi zyrtarë nga klubi i Shkëndijës, mbetet të shihet nëse Ronaldo Webster nga Grenada do të udhëtojë drejt Rusisë, apo drejt Turqisë, për t’iu bashkuar ekipit “kuqezi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot