Dy skuadrat e fundit në renditje pas pjesës së parë të sezonit 2025/26, Rabotniçki dhe FC Shkupi, sot në stadiumin e Maxharit zhvilluan ndeshjen e tyre të parë në prag të ndeshjeve të stinorit pranveror.
Ishin “romantikët”, që në fund triumfuan me shifrat 5:2, duke i nisur me këmbë të mbarë kontrollueset para startit të pjesës pranverore.
Boshnakov realizoi dy gola për Rabotniçkin në këtë ndeshje, derisa nga një gol tjetër shtuan edhe Manojlov, Shaini dhe Podgragja. Në anën tjetër golat për FC Shkupin, i realizuan Shuku dhe Adili.
Që të dyja këto skuadra shkupjane, që së bashku peshojnë 8 tituj kampion, në pranverë do të luftojnë për mbijetesë, kjo pasi në vjeshtë tubuan më së paku pikë.
FC Shkupi në 16 xhiro grumbulloi vetëm një pikë, derisa Rabotniçki 7 pikë.