Xherdan Shaqiri habit me notë, ky shqiptar e sfidoi! Shaqa i zhgënjyer

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri habit me notë, ky shqiptar e sfidoi! Shaqa i zhgënjyer

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, është shpallur lojtari i ndeshjes sipas faqes së specializuar për statistika “Sofascore”.

Shaqiri u vlerësua me notën e lartë 8.4 në barazimin 1:1 të Baselit ndaj Sionit, në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit zviceran.

Shaqa i zhgënjyer me rezultat!

Megjithatë, paraqitje shumë të mirë pati edhe futbollisti tjetër nga Kosova, anëtar  i Sionit, Kreshnik Hajrizi, i cili me notën 8.0 i qëndroi pranë kapitenit të Baselit.

Te Baseli, Albian Ajeti u inkuadrua në lojë nga minuta e 64-të dhe u vlerësua me notën 6.4.

Nga ana tjetër, te Sioni u paraqitën titullarë tre futbollistë nga Kosova. Përveç Hajrizit, Rilind Nivokazi mori notën 6.9, ndërsa Benjamin Kololli u vlerësua me 6.7. Shaqiri asistoi për golin e Baselit, ndërsa asistim për Sionin e regjistroi Nivokazi.

Kololli u zëvendësua në minutën e 68-të, Nivokazi në të 78-tën, ndërsa Rrudhani në minutën e 87-të.

Pas këtij barazimi, Baseli renditet në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, ndërsa Sioni ndodhet në pozitën e pestë me 31 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot