Qendërmbrojtësi i Rennes, Jeremy Jacquet, i ka thënë “po” Chelsea-s dhe ka rënë dakord për kushtet personale, për t’u transferuar te “Blutë” brenda merkatos së janarit, sipas Fabrizio Romano.
Ndërkohë, mungon ende marrëveshja mes klubeve. Rennes kërkon 65 milionë euro për qendërmbrojtësin 20-vjeçar, ndërsa Chelsea ofron 50 milionë euro.
Jacquet është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar për momentin në gjithë Europën, por mesa duket destinacioni i ro do të jetë Londra, aty ku do të veshë fanellën e Chelsea-s.
Javën që vjen pritet të ketë bisedime të shtuara mes klubeve, të dyja mund të lëvizin nga pretendimi i tyre fillestar dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për shifrën 55 milionë euro.