Ringjallet Flamurtari

- Bota Sot

Ringjallet Flamurtari

Flamurtari ka mposhtur Bylisin me lehtësi në Vlorë. Sfida e javës së 20-të në Superiore u fitua 3:0 nga ekipi i Morieros.

Urbaez ishte autori i golit të parë në minutën e 29-të.

Dhe pse Juxhin Xhaja akordoi penallti për ekipin e Josës në minutën e 38-të, pas rishikimit me VAR e ndryshoi vendimin.

Pjesa e dytë pa Flamurtarin që të shënonte edhe dy herë.

Fillimisht Herald Marku me një supergol nga goditja e dënimit dhe më pas Maksuti që vulosi rezultatin pas golit me kokë.

Pak frymëmarrje për Flamurtarin, që më në fund e sheh veten në zonën “play off”. Kuqezinjtë numërojnë 18 pikë, po aq sa edhe Bylisi, por me avantazhin e ndeshjeve direkte.



Lexoni të gjitha në Bota Sot