Ndeshja mes Milanit dhe Leçes është e rëndësishme sidomos për kuqezinjtë, të cilët nuk duan të lejojnë Interin që t’u shkëputet më shumë në kreun e renditjes.
Megjithatë, trajneri Alegri ka bërë jo pak lëvizje në radhët e ekipit të tij, duke i besuar regjinë e lojës Jasharit dhe jo Modriç, ndërsa ka lënë në stol edhe Nkunku duke i bërë vend Pulishiç përkrah Leaos.
Në anën tjetër, Leçe është në kërkim të pikëve për mbijetesën dhe në këtë sfidë ka rigjetur Ylber Ramadanin, i cili duhet të ndihmojë ekipin në fazën mbrojtëse në një sfidë shumë delikate.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (3-5-2): Menja; Tomori, Gabia, De Uinter; Salemakers, Riçi, Jashari, Rabio, Estupinan; Pulishiç, Leao.
Trajner: Masimiliano Alegri
LEÇE (4-2-1-3): Falkone; Ndaba, Sibert, Tiago Gabriel, Galo; Ramadani, Kulibali, Gandelman; Pieroti, Stuliç, Sotil.
Trajner: Euzebio Di Françesko