Barcelona synon të vazhdojë ecurinë e shkëputur në kreun e renditjes në La Liga dhe ndeshja e sotme në transfertë ndaj Real Sociedad është një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të saj.
Megjithatë, trajneri Hansi Flik ka vendosur që të bëjë ndryshime të tjera në rreshtimin e tij në krahasim me ndeshjen e Kupës, teksa bie në sy se ka ngulur përsëri në stol Levandovskin, me një mesazh të qartë që nënkupton se roli i polakut tashmë nuk është aq kryesor.
Bie në sy aktivizimi i De Jong dhe Pedri në qendër të mesfushës, duke i besuar atyre drejtimin e ekipit në këtë sfidë delikate.
FORMACIONET ZYRTARE
REAL SOCIEDAD: Remiro; Aramburu, Zubeldia, Jon Martín, Serxho Gomez; Brais Mendez, Turrientes, Karlos Soler, Kubo; Ojarzabal, Guedes.
Trajner: Pelegrino Matarazo
BARCELONA: Joan Garcia, Kunde, Kubarsí, Erik García, Balde, Frenki de Jong, Pedri, Lamin Jamal, Olmo, Fermín, Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik.