Mesfushori i Flamurtarit tregohet i sinqertë: Nuk e prisnim ta bënim kaq të lehtë

- Bota Sot

Mesfushori i Flamurtarit tregohet i sinqertë: Nuk e prisnim ta bënim kaq të lehtë

Mesfushori i Flamurtarit Herald Marku, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit kundër Bylisit,  minuta e 50-të, e përfunduar 3: 0 për volnjatët. 29-vjeçari u përzgjodh “Lojtar i Ndeshjes”, ndërsa pas këtij takimi, foli për mediat:  

“Jam shumë i kënaqur, por normalisht mbi të gjitha i kënaqur për 3 pikët. Ishte ndeshje me kundërshtar direkt, goli na dha pak qetësi në pjesën e dytë.

Ishte sa filloi pjesa e dytë, na e bëri gjërat më të lehta, ishim më të qartë në lojën tonë, si rrjedhojë erdhi dhe goli i tretë dhe siguruam 3 pikëshin. Na jep një shtysë dhe të punojmë më qetë për javën e ardhshme.

Kur fillon ndeshja është trysnia. Në ndeshje të tilla pak më e madhe sepse ishim të dënuar vetëm për fitore. Nuk e prisnim, ta bënim ne kaq të lehtë, jam shumë i kënaqur që ia dolëm.

Sot isha në rolin e 6. Kam qenë 8, qendër majtas, kur nuk ka qenë Trashi ose Veiga kam qenë edhe majtas. Realisht pozicioni im ka qenë i 8. Ku t’i shërbej ekipit do jap maksimumin tim.

Shumë, jam lojtar i tillë që kam qejf të jem afër portës. Ndonjëherë sikur e vlerësoj më shumë atë lojën time në bazë të golit, pavarësisht se si mesfushor performancat duhet të jenë më të përqëndruar te loja. Dhe kështu si erdhi jam i kënaqur.

Diavara po më komunikonte gjatë lojës që kishte një tip goditje në kofshë, kishte vështirësi kur vendoste këmbën në tokë dhe nuk mund të vazhdonte.

Shpresoj që nuk është diçka serioze, duke marrë parasysh se goditje, mund të jetë më shumë momentale. Uroj ta kemi për ndeshjen tjetër sepse na duhen të gjithë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot