Asllanin e duan në Ligue 1

- Bota Sot

Asllanin e duan në Ligue 1

Jo vetëm në Serie A, por Kristjan Asllanin e duan edhe në Ligue 1.

Pasi Torino vendosi të ndërpresë huazimin e mesfushorit shqiptar, Inter po negocion për t’i gjetur një ekip të ri.

Genoa, Bologna dhe Cagliari kanë shprehur interesimin e tyre për Asllanin, por janë refuzuar nga vetë mesfushori kuqezi.

“Footmercato.net”, zbulon se në garë për mesfushorin elbasanas është futur edhe ekipi i Ligue 1, Paris FC, që aktualisht renditet në vendin e 15-të dhe është në garë për të siguruar mbijetesën.

Ekipi i dytë i Parisit ka një projekt ambicioz dhe pjesë e tij mund të bëhet edhe Asllani.

Deri tani jemi në fazat e para të bisedimeve mes palëve. Mundësia më e madhe është për huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje.

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, por duket shumë e vështirë që mesfushori kuqezi të jetë pjesë e projektit të Cristian Chivu, ndaj me siguri brenda janarit do të ketë patjetër ekip të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot