Kryeministri britanik, Keir Starmer, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Donald Trump, sipas një deklarate nga zyra e tij.
Gjatë komunikimit, Starmer theksoi qartë qëndrimin e Londrës për Groenlandën, duke nënvizuar se “siguria në Arktik është një prioritet për të gjithë aleatët e NATO-s, në kuadër të mbrojtjes së interesave euro-atlantike”.
Ai gjithashtu shtoi se “vendosja e tarifave ndaj aleatëve për të ruajtur sigurinë kolektive të NATO-s është e gabuar”.
Sipas të njëjtës njoftim, Starmer zhvilloi sot edhe biseda me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të kontakteve të koordinuara mbi zhvillimet rreth Groenlandës dhe marrëdhënieve transatlantike.