Sorra paralajmëron: Tirana rikthehet në rrugën e fitores, nesër sfidë vendimtare me Vorën

- Bota Sot

Sorra paralajmëron: Tirana rikthehet në rrugën e fitores, nesër sfidë vendimtare me Vorën

mjeshtri i sportit Arben Sorra analizoi gjendjen e Tiranës, duke theksuar se, pavarësisht sfidave dhe përçarjeve të brendshme, ekipi ka dhënë shpresë dhe ndeshja e nesërme me Vorën do të jetë vendimtare për vijueshmërinë në kampionat.

"Po të kujtohet para disa javësh kemi qenë këtu në këtë studio.

Për merkaton, që të kam thënë, faza e dytë do të jetë ndryshe.

Edhe Tirana këto dy javë, po themi dhe kupën dhe kampionatin, i nisi me fitore.

Pavarësisht se ekipi nuk është konsoliduar, sepse ka marrë ca lojtarë që janë të papërgatitur, pa fazë përgatitore, por gjithsesi, Tirana të jep shpresë.

Dhe ndeshja e nesërme me Vorën, është jo ndeshje për tu lujt siç e presim ne Tironën që të lujë, po për tu fitu.

Edhe kam bindjen që nesër Tirona do ta bëjë këtë hap para, se ndryshe me fitoren e Vlorës, rrezikon shumë në qoftë se edhe një pikë ne e lëmë rrugës.

Por, unë di të them këtë, ngaqë kam informacione të brendshme dhe jam, unë do të them këtë, që grupi mezi e pret nesër ndeshjen, grupi.

Tani tifozët po shkojnë pak nga pak, sepse ka qenë një përçarje e madhe.

Pavarësisht se ekipi i dobët i Tironës. Por na e ka bërë shumë të vështirë dizenjatori, miku im. Shumë të vështirë. Tirana ka lënë gjashtë pikë. Ku ka ndodhë ndonjëherë që një ekip i kryeqytetit të dali të hyjë në spogliatoi, në dhomat e zhveshjes.

Kjo është protestë. Po pse bëhet kjo? Edhe kjo është gjithë që e ka vënë Tironën kundra fanatiksave dhe kundër familjes Halili. Kjo është. Sepse ne, asnjëri nga ne nuk flet këtu që sa ka investuar familja Halili.

Në këtë, po të gjithë duan fitoren dhe me të drejtë.

Është dhe faji i atyre për këtë, për këtë menaxhim që kanë bërë e për të gjitha. Po tash jemi në rrugën e duhur. Besoj se shumë telefonata na bien, shumë SMS-a të shohim, shumë gjëra dhe pothuajse jemi në rrugën e duhur që Tironën do e shohim nesër. Nesër është, siç është e fundit tek Juventusi Tirona", u shpreh Sorra.



Lexoni të gjitha në Bota Sot