Erion Morina, qendërmbrojtësi i dalluar - talenti që premton shumë

- Bota Sot

Erion Morina, qendërmbrojtësi i dalluar - talenti që premton shumë

Futbollisti i talentuar Erion Morina po shndërrohet në një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. 

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar është një luftëtar i madh në fushën e lojës dhe po paraqitet me sukses me skuadrën e Arbërisë së Dobrajës së Madhe nga Komuna e Lipjanit, ekip që garon në Ligën e Dytë të Kosovës.

Morina, i lindur në Prishtinë, po dëshmon pjekuri dhe siguri në repartin defensiv, duke u shndërruar në shtyllë të mbrojtjes së ekipit të tij.

Me paraqitjet e tij të qëndrueshme, ai është jo vetëm një qendërmbrojtës i shkëlqyeshëm, por edhe një futbollist motivues për bashkëlojtarët.

Erioni gëzon mbështetje të madhe nga familja, veçanërisht nga prindi i tij Iliri.

Ai vjen nga një familje e lidhur ngushtë me sportin, sidomos me futbollin.

Synimet e Morinës janë: të punojë fort dhe një ditë të luajë në nivelet më të larta të futbollit, pse jo edhe në ndonjë klub të madh evropian. 

Ai po përgatitet për sfidat e mëdha të stinorit pranveror, me ambicien për të qenë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Djaloshi 19-vjeçar ka si pikësynim arritjen e rezultateve sa më të mëdha me ekipin e tij, ekip që përfaqëson me krenari një fshat të tërë, i cili jeton dhe mburret me sukseset e këtij klubi, klub që disa vite më parë ishte pjesë e elitës së futbollit të Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot