Kombëtarja e Senegalit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Marokos në finalen e madhe të Kupës së Afrikës.
Shumë skenare interesante ndodhën gjatë këtij takimi.
Duhet theksuar se ngjau një rast i paprecedent gjatë finales.
Në sekondat e fundit të 90 minutëshit u akordua penallti për Marokon.
Finalja gati u shndërrua në turpin më të madh! Ja kush e shpëtoi!
Trajneri i Senegalit ftoi gjithë lojtarët e tij që të largohen nga fusha si shenj proteste.
Ish-lojtari i Liverpoolit, Sadio Mane ishte kundër trajnerit të tij dhe ishte i vetmi që qëndroi në fushë.
Më pas ai ftoi gjithë bashkëlojtarët për të dalë në fushë dhe për të “luftuar” deri në fund.
“Dilni, do luajmë si burrat”, janë fjalët e Mane-s.