Tare: Jemi të vëmendshëm

- Bota Sot

Tare: Jemi të vëmendshëm

Merkatoja e janarit është e hapur dhe Milani mbetet vigjilent për çdo mundësi që mund të paraqitet. Këtë e ka bërë të qartë drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, i cili para nisjes së ndeshjes ndaj Lecces ka folur për situatën aktuale të skuadrës dhe lëvizjet e mundshme në merkato.

Pas zgjidhjes së çështjes së sulmuesit qendror, Milani mund të ndërhyjë edhe në repartin e mbrojtjes, por vetëm nëse paraqitet një rast i përshtatshëm. “Sigurisht që do të jemi të vëmendshëm në merkato.

Nëse do të ketë diçka që mund të na shërbejë, do ta bëjmë, por për momentin jemi mirë kështu si jemi”, deklaroi Tare për DAZN.

Drejtori sportiv foli edhe për rinovimin e kontratës së portierit Mike Maignan, një nga shtyllat e skuadrës. Sipas Tares, mungon vetëm ulja në tavolinë për të gjetur marrëveshjen finale.

“Mike është shumë i lidhur me këtë fanellë dhe me klubin.

Ekziston vullneti i shoqërisë për të vazhduar së bashku dhe besoj se në javët e ardhshme do të kemi një përgjigje përfundimtare”, u shpreh ai, duke theksuar optimizmin për një epilog pozitiv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot