Granit Xhaka nuk e fsheh, përmend edhe një emër të madh të Kosovës!

- Bota Sot

Granit Xhaka nuk e fsheh, përmend edhe një emër të madh të Kosovës!

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, po kalon një periudhë fantastike në Premier League.

Mesfushori me përvojë është shndërruar në shtyllë të ekipit dhe motiv i madh për bashkëlojtarët, ndërsa rezultatet pozitive të deritanishme të “Macave të Zeza” janë fryt i angazhimit dhe paraqitjeve të tij të shkëlqyera.

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës po konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në Premier League këtë sezon.

Ish-ylli i Arsenalit u transferua te Sunderlandi gjatë verës së kaluar për një dëmshpërblim prej 17 milionë funte, një lëvizje që tashmë po rezulton tejet e qëlluar.

Duke folur për “FourFourTwo”, Xhaka tregon se kush e bindit që t’i bashkohet Sunderlandit:

“Nuk prisja të kthehesha në Premier League. Por e mora vendimin shumë shpejt.

Fola me Kyril Louis-Dreyfus (pronar i Sunderlandit). Fola me Jermain Defoe dhe po ashtu me Lorik Canën, që ka prejardhje të ngjashme me mua dhe ka pasur periudhë të shkëlqyer këtu në Sunderland.

Kyril ishte i hapur që nga fillimi. Më pas, kur fillon të shohësh veten duke ardhur në këtë klub të futbollit, pyet ish-lojtarët. Dhe Jermaini e Loriku folën shumë mirë për klubin dhe për tifozët.

Kur u largova nga Arsenali për në Leverkusen, nënshkrova kontratë pesëvjeçare. Ishte kontratë afatgjatë për një 30-vjeçar, sepse mendova se doja të përfundoja në Gjermani dhe më pas të shihja çka do të ndodhte në të ardhmen”.

Xhaka për mediumin britanik “The Sun” tregon edhe një detaj tjetër:

“Pasi fola me Sunderlandin e gjeta veten ulur atje me familjen time duke menduar:

Çka do të bëjmë? Nuk ka të bëjë me mua në këtë fazë, ka të bëjë me gruan, fëmijët, vëllain dhe prindërit.

Është e rëndësishme që të marrim vendimin e duhur si grup së bashku. Ishin dy edicione të shkëlqyera në Leverkusen, por isha i sigurt.

Doja sfidën e radhës. Dhe kjo ka ardhur me Sunderlandin në Premier League.

Është sfida më e madhe e karrierës sime, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Dhe jam shumë i lumtur që vendosa të vija këtu”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot