Penalltia në minutën e 98-të ndez finalen e Kupës së Afrikës, reagon ashpër Infantino

- Bota Sot

Penalltia në minutën e 98-të ndez finalen e Kupës së Afrikës, reagon ashpër Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të ndodhura në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Marokut dhe Senegalit, duke i cilësuar ato si “skena të papranueshme” në fushë dhe në tribuna.

Reagimi i tij erdhi pas penalltisë së akorduar për Marokun në minutën e 98-të, e cila më pas u humb nga Brahim Diaz, por që shkaktoi protesta të ashpra nga tifozë dhe lojtarë senegalezë.

“Fatkeqësisht, pamë skena të papranueshme në fushë dhe në tribuna. Është e papranueshme të braktisësh fushën e lojës në këtë mënyrë dhe dhuna nuk mund të tolerohet në sportin tonë”, u shpreh Infantino, duke dënuar edhe sjelljen e disa lojtarëve dhe anëtarëve të stafit të Senegalit. Ai theksoi se vendimet e gjyqtarëve duhet të respektohen gjithmonë, pasi çdo veprim në kundërshtim me Ligjet e Lojës “rrezikon vetë thelbin e futbollit”.

Në fund, kreu i FIFA-s nënvizoi rolin e ekipeve dhe lojtarëve si shembull për tifozët dhe miliona shikues në mbarë botën, duke shtuar se “skenat e shëmtuara që pamë sot duhet të dënohen dhe nuk duhet të përsëriten kurrë”, pasi, sipas tij, “ato nuk kanë vend në futboll”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot