Ka përfunduar xhiroe 20-të në elitën e futbollit zviceran, ku sërish futbollistë nga Kosova kanë lënë gjurmë.
Padyshim që vëmendja kryesore ka qenë në derbin Basel - Sion, ku sfida u mbyll baraz 1-1 dhe shumë futbollistë kosovarë ishin në fushë.
Por dyshja që shkëlqeu më shumë ishte Xherdan Shaqiri te Baseli me një asistim dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit me një super paraqitje në mbrojtje.
Të dy futbollistët kanë zënë vend edhe në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran nga SofaScore.
Në formacionin e javës është edhe reprezentuesi zviceran Uran Bislimi që realizoi het-trik në fitoren e Luganos.