Shoferi pa leje u ik policëve gjermanë rrugëve, vozit 200 km në orë

- Bota Sot

Shoferi pa leje u ik policëve gjermanë rrugëve, vozit 200 km në orë

Një shofer problematik i nxori telashe policisë policisë gjermane në qytetin Hildesheim, teksa u iku atyre nëpër autostradë dhe rrugë tjera të kësaj zone me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë.

Zyrtarët e rendit thanë se u përpoqën ta ndalonin 40-vjeçarin, të shtunën pasdite, për një kontroll afër një zone shërbimi në autostradë, por ai përshpejtoi dhe u largua, duke vozitur herë pas here me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, raportoi DPA, përcjellë Kosovapress.

Ai i parakaloi vazhdimisht automjetet e tjera, duke detyruar drejtues e tyre të shmangeshin për të evituar përplasjet.

Ndjekja vazhdoi në një zonë rurale, ku shoferi u përpoq të arratisej nëpër rrugë të ngushta, i fiku dritat e automjetit dhe në fund u largua në këmbë përmes fushave të hapura.

Ai u kap disa minuta më vonë nga një polic dhe u dërgua në paraburgim.

Policia tha se gjetjet fillestare tregojnë se ngasësi nuk kishte leje drejtimi dhe dyshohet për përdorim të drogës. I njëjti është nën hetime për disa vepra penale, përfshirë pjesëmarrjen në një garë të paligjshme me makina.

Një kësi rasti i vozitjes me shpejtësi ekstreme u regjistrua edhe në Kosovë, më 7 janar. Madje, këtu, një 21 vjecar e qoi shpejtësinë e makinës që ngiste, një BMË X6, në 209 kilometra në orë, në një zonë ku limit ishte vetëm 50 kilometra në orë, në fshatin Greme të Ferizajt. Ai u ndëshkua me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 12 muaj. Shoferi, siaps policisë, e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot