Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vra*sje në tentativë, në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vra*sje në tentativë, në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes Sektorit Rajonal të Hetimeve, është duke zhvilluar hetime intensive lidhur me veprën penale “Vrasje në tentativë”, e cila ka ndodhur më 05 janar 2026, rreth orës 22:50, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Sipas policisë, atë mbrëmje janë raportuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, shkruan IndeksOnline.

Nga ekipi mjekësor është konfirmuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, por po vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar disa persona të përfshirë në rast, mirëpo një nga të dyshuarit ndodhet ende në arrati. I dyshuari që po kërkohet është:


Egzon Besim Reshani, i lindur më 05.07.1992, me vendbanim në rrugën “Shkëlzen Dragaj”, nr. 10, Prizren.

Me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit dhe arrestimit të të dyshuarit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët. Të gjithë ata që kanë çfarëdo informate për vendndodhjen e të dyshuarit, ftohen të kontaktojnë policinë në Prizren në numrin 192, përmes rrjeteve sociale zyrtare të Policisë, apo në cilindo stacion policor në Kosovë.

Policia garanton konfidencialitet të plotë për qytetarët që ofrojnë informacione./IndeksOnline/



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit